Një tjetër aksident ka ndodhur tek Kthesa e Viroit në Gjirokastër. Një makinë tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.
Raportohet se ka të lënduar në njerëz, të cilët kanë marrë ndihmë mjeksore në spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia jashtë normave të lejuara si dhe lagështira në rrugë. Policia ndohet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.