AktualitetFlashKulturëTe FunditTe Gjitha

Në garë për të përfaqësuar Kroacinë në Eurovision, 17-vjeçari shqiptar përzgjidhet në fazën e ngushtë

Ndonëse Kosova nuk është pranuar, një kosovar mund të ngjitet në skenën e Eurovisionit.

Përveç Arilena Arës, e cila do ta përfaqësoj Shqipërinë, edhe një i ri me origjinë nga Kosova, ka hyrë në garën e ngushtë për të përfaqësuar Kroacinë ne festivalin evropian.

Televizioni kroat HRT, dje ka publikuar listën e 16 këngëtarëve që do të marrin pjesë në festivalin kombëtar “Dora 2020”, ndërsa në mesin e tyre është edhe talenti 17-vjeçar Edi Abazi.

Edi i cili është rritur në Kroaci, ka origjinë shqiptare, pasi babai i tij është nga Kosova. Ai ka hyrë në mesin e artistëve më të mirë kroat që do të garojë për ta përfaqësuar vendin në festivalin evropian “Eurovision”.

Image

Në një prononcim të shkurt për Zëri.info, Edi ka treguar se është me prejardhje shqiptare, duke treguar se babai i tij është nga Kosova.

Në “Dora 2020”, talenti kosovar do të garojë me këngën “Coming Home”, ndërsa festivali do të mbahet më 29 shkurt në Kroaci.

Ndryshe, Edi është vlersuar nga profesionist të muzikës si një nga emrat më premtues të muzikës në Kroaci.

Image

Fjalët Kyce

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut Lefter Alla të bëjë testin e drogës. Çfarë mendoni:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *