Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, Perlat Kapisyzi ka zbuluar sëmundjen bashkëshoqëruese të aktorit Guljem Radoja i cili ndërroi jetë këtë të mërkurë nga Covid-19.
Kapisyzi tha e fillimisht gjendja e Radojës u përmirësua dhe më pas u njoftua se është intubuar. Drejtori i “Covid 2” shprehet e Radoja vuante nga hipertensioni dhe mbipesha ç’ka ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij.
“Gjendja e Guljelm Radojës ishte e rëndë. Covid është i pabesë dhe si i tillë kapet pak me vonesë. Guljelmi u mjekua në Spitalin e Durrësit, pati një përmirësim, pastaj vetëm kur lajmëruan se do e sjellim se është intubuar.
Kishte hipertension dhe pak mbipesha, që ishin faktorë risku. Ka edhe të rinj, që ndërrojnë jetë pa sëmundje shoqëruese. Ka shumë rëndësi monitorimi dhe kujdesi në kohë”, u shpreh Kapisyzi.
(R.G/faxweb.al)