Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Baret e “të fortëve” në Elbasan nuk pyesin për policinë, pronarët rrahin efektivët (Zbardhet ngjarja e plotë që policia nuk e raportoi)

Baret në Elbasan kundër të gjithë rregullave vijojnë të qëndrojnë të hapura përtej orës 23:00 gjatë javës dhe 24:00 në fundjavë.

Bizneset të cilët menaxhohen dhe drejtohen nga “të fortët” refuzojnë të mbyllen, duke vijuar të qëndrojnë hapur duke përcjellë muzike live me të ftuar të njohur nga fusha e muzikës, duke shpërfillur hapur policinë.

Kjo e fundit këtë fundjavë zbriti në terren. Teksa ka kërkuar mbylljen e aktivitetit është përplasur me pronarët e një bari në bulevardin kryesor të qytetit, i cili ka refuzuar të mbyllet ndonëse kishte kaluar mesnata.

Përkrah pronarëve janë pozicionuar edhe klientë besnik të cilët kanë nisur të ofendojnë policinë, ku kjo e fundit në vend që të ndërhyjë eshtë sprapsur, duke u rikthyer pak minuta më pas e shoqëruar nga Shqiponjat. Por tashmë lokali ishte mbyllur , ndërsa konflikti është spostuar në rrugë.

2 të rinjtë të cilët u pozicionuan përkrah pronarëve në lokal të cilët dyshohet se kanë qënë nën efektin e alkoolit kanë nisur të ngrënë zërin në rrugë, dhe pasi janë përballur me forcat e posacme “Shqiponjat” janë konfliktuar edhe me këtë të fundit.

Në deklaratën e sotme për median , policia konfirmon arrestimin e dy të rinjve E. Sh 33 vjec dhe I.S 29 vjec , pasi në gjendje të dehur kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Forcës së Posacme “Shqiponja” , por jo sesi nisi konflikti.

Të dy shtetasit janë neutralizuar nga forcat e Policisë dhe janë shoqëruar forcërisht në ambjentet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim. (Entela Duka Fax News)

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *