Ambasadori i BE ka folur pas përfundimit të takimit me anëtarët e Këshillit Politik për Reformën zgjedhore duke i nxitur palët që të vazhdojnë me të njëjtën qasje si sot. Ndër të tjera, shtoi se kufijtë e BE me Shqipërinë janë rekomandimet e OSBE -ODIHR.
“Ne patëm një ditë shumë të mirë punë të gjithë sq bashku dhe kemi një bashkëshoqëruar punën e anëtarëve të Këshillit Politik. Për Bashkimin Europian është e rëndësishme që të përmbushen kushtet dhe të fillojë procesi i anëtarësimit sa më shpejt të jetë e mundur. Kufijtë janë rekomandimet e vendosura nga OSBE – ODIHR-i dhe kjo është ajo që KE po i kërkon Shqipërisë që të bëjë.
Shumë shpejt, KE do të mund të prezantojë kornizën negociuese dhe një arritje për Reformën Zgjedhore do ta bëjë këtë punë më të lehtë për këtë kornizë. Dëshiroj ti falenderoj të gjitha palët për qasjen konstruktive dhe i ftoj gjithashtu që të vazhdojnë me të njëjtën qasje konstruktive dhe nesër. Kemi arritur në një pikë vrulli sepse para së gjithash është në interest ë popullit shqiptar, gjithashtu për të ardhmen e Shqipërisë në BE”, tha Soreca.
Ndërsa ditën e nesërme, do të mbahet një tjetër takim mes palëve për dy çështjet ku ende nuk ka dakordësi: Depolitizimi i administratës zgjedhore dhe votimi elektronik e identifikimi biometrik.(A.M/Faxweb.al)