Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


BotaFlashTe FunditTe Gjitha

Tragjike/ Në pamundësi për t’u blerë rrobat e Bajramit, burri mbyt në kanal 4 fëmijët e tij

Në pamundësi për t’i blerë rrobat e Bajramit, një burrë vrau katër fëmijët e tij duke i hedhur në një rrjedhë uji në Faisalabad të Indisë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e quajtur Bandala të qytetit, ku sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve lokale, u bë me dije se burri është marrë në paraburgim pas një ankese të bërë prej gruas së tij.

Ai pranoi se kishte hedhur në kanal katër fëmijët e tij, duke përfshirë tre vajza dhe një djalë.

Policia deklaroi se burri ndërmori hapin ekstrem për shkak të varfërisë pasi ai nuk kishte financa për t’i blerë fëmijëve të tij rroba të reja për Bajram.

Kujtojmë se 4 ditë më parë, ai i nxori fëmijët e tij nga banesa me pretekstin se do të bënin pazar për Bajram, por që më pas kreu aktin ekstrem.

(H.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.