Mjeku Petrit Vargu ka kërkuar që historia e mjekut Enes Hafizi që u pushua nga puna pak ditë më parë, pasi shfaqej në një emision investigativ duke marrë para, të mos përdoret si një makjazh për korrupsionin që ka mbuluar të gjithë sistemin shëndetësor.
Hafizi mori 1 mijë euro nga një shtetase nga Kosova, e cila kërkonte që i afërmi i saj të futej pa radhë në shërbimin e kimioterapisë. (lexo ketu)
Mirëpo Vargu ngre pikëpyetje se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë shtyrë shtetasen kosovare të filmojë këtë akt korruptive,m ndërsa shton se në vendin tonë shkon në burg pse të vënë para në tavolinë, por jo për skemat korruptive të PPP-ve.
Postimi i Vargut:
Historia e mjekut Enes Hafizi, nuk duhet te sherbeje si makiazh per punen e dobet dhe korrupsionin qe ka mbuluar shendetesine..Media ka per detyre te tregoje videon deri ne fund. A jane futur ne xhep dhe ne cilin xhep jane futur ato 1000 euro.
Perse kosovarja anonime ,kishte shkuar me gjithe ato leke tek mjeku,kur fillimi i terapise mund te behej me te njejten aparature pa e prishur proceduren per 70 euro tek privati?
Ne kete vend futesh ne burg pse nuk paguan energjine elektrike te shtepise nga varferia ,por jo kur i harxhon shtetit dhjetra milion euro kur i blen energji atehere kur nuk duhet.
Futesh ne burg pse proteston per banoret e pa strehe,por jo pse thyen e vjedh banka.Futesh ne burg pse ti vene leket ne tavoline dhe jo pse shpik PPP qe kushtojne qindra milion euro.Ne kete shtet mund te jetojne vetem hajdutet ,te shiturit dhe ato qe nuk kuptojne…..
(E.K/FAXWEB.AL)