Sarandë, gjendet i shkatërruar në mëngjes automjeti i ish-juristit të ASHK Sarandë Laert Pasha.
Ky i fundit që prej 10 majit është arrestuar nga policia, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Persona të paidentifikuar, gjatë natës, kanë thyer xhamin e pasëm të mjetit, kanë çarë gomat dhe kanë lyer me sprajt mjetin tip fuoristrade Mercedes-Benz ML me targë AA823YS.
Ngjarja në lagjen nr.4, mjeti ndodhej i parkuar që prej arrestimit të 41-vjecarit. Ky është rasti i dytë kur persona që ndodhen në burg u sulmohen pronat.
Në 6 qershor u dogj zyra noteriale e noterit Aleko Anagnosti, i cili ndodhet në burg i akuzuar për “shpërdorim detyre” së bashku me ish-funksionarë të ASHK dhe Bashkisë.