AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Në banesën e Xhisiela Malokut, gjyshja e tronditur: Nuk dimë se kujt t’ia lëmë fajin për tritolin (Video)

Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:30,  në fshatin Larushk në  Fushë-Krujë, në banesën e Ramazan Muçës është hedhur nga rruga dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse.

Fax News mëson se banesa është e gjyshit të Xhisiela Malokut nga ana e nënës. Ndërkohë që më poshtë janë dhe pamjet e banesës ku është vendosur sasia e tritolit, që në zonën e Fushë Krujës gjendet lehtësisht. Vetë gjyshja e Xhisielës thotë se nuk dinë se kujt t’ia lënë fajin për atë që iu ka ndodhur.

‘’Nuk dimë asnjësend, nuk dimë se kujt t’ia lëmë fajin”, shprehet gjyshja e Xhisielës në videon e siguruar nga gazetarja e Fax News Elitjona Doko. Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se në banesën e familjes Muça nuk ka asnjë efektiv policie, edhe pse ngjarja ka qenë e rëndë për familjarët.

Vetë Xhisiela është shprehur në disa dalje të mëhershme për mediat se ajo ka pasur një marrëdhënie shumë të afërt me gjyshin dhe dajet nga ana e së ëmës, pasi ata e kanë mbështetur pas humbjes së të atit. Theksojmë se vetë Xhisiela qëndronte në banesën e gjyshit të saj.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale, ndërsa tronditja ka qenë e madhe.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e  ngjarjes dhe ka shoqëruar 9 persona.

Grupi hetimor vijon veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes , identifikimin dhe kapjen e  autorëve.

Xhisiela është kthyer së fundi në një nga emrat më të përfolur në media për shkak se ka qenë pre e dhunimit nga ana e djalit të deputetit të PS-së në Krujë, Rrahman Rraja.

Vetë ajo ka dhënë dëshmi kontradiktore në media dhe në prokurori, pasi dyshohet se ka qenë nën presion të vazhdueshëm.

Vetë Ramazan Muça ka folur pak ditë më parë për ngjarjen ku është shprehur se ai nuk ka ditur asgjë për dhunimin e mbesës së tij. Sipas Muccës dhe vetë e ëma e Xhisielës nuk ishte në dijeni të asaj që kishte ndodhur.

“Nuk dimë asgjë, as vajza ime nuk ka ditur gjë”, deklaronte Ramazan Muça.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.