I ftuar në studion e “Fax News”, avokati Altin Goxhaj foli mbi atë që pritet të ndodhë me politikën shqiptare muajt e ardhshëm, duke qenë se shtatori nuk solli ndryshime siç ishte parashikuar.
Goxhaj u shpreh se nesër në Kuvendin e PD-së do të prezantohet një platform në emër të aktivizmit qytetar ku në fokus është rrëzimi i Edi Ramës dhe krijimi i një raporti sa më të afërt të qytetarëve me opozitën.
Ai tha ndër të tjera se opozita e ka ulur ritmin muajt e fundit, dhe se nevojitet një aktivizim i shpejtë i frontit në mënyrë që kjo qeveri të largohet sa më shpejt nga pushteti.
”Nesër PD ka Kuvendin e saj, ne jemi bërë një grup, kemi bërë një platformë në emër të aktivizmit qytetar në drejtim të PD-së kun ë radhë të parë qëndron rrëzimi i Ramës dhe cfarë presim nga kjo forcëe politike.
Ne mendojmë që pika më e rëndësishme është koncepti që kemi, pavarësisht konkurrencës brenda partive opozitare, formati i propozuar kapërcen çdo ngërç dhe në zgjedhjet lokale të bashkohen duke mos i lënë askujt minus dhe garanton ccdokujt besueshmërinë e procesit.
Ne mendojmë që për të rrëzuar Ramën duhet besim, duhet një datë, mundësisht nga mesi i tetorit, jo më vonë! Mbase 16 tetori i shkon shumë! Por para duhet të ndodhin shumë gjëra që krijojnë një raport të qytetarit me opozitën, duhet aktivizim i PD-së.
Fronti ka qenë këto muaj përherë e më pak i dukshëm, ajo që kam shpjeguar dhe në draft ka qenë fakti se ne besojmë që Veliaj është më i tmerruar nga fronti kundër shpopullimit të vendit. Fryma që krijoi Sali Berisha prodhoi dhe protestën cilësore, nëse në 7 korrik Rama kishte frikë popullin, ai u bë prapë trim në shtator sepse pa që opozita uli ritmet.
Nga 7 korriku në shtator ska pasur asnjë protestues të arrestuar, por Rama është bërë prapë trim, mbyll shkollat, policia u përlesh me një grup adoleshentësh, i terrorizoi siç bënte dikur. Ritmi i fortë në korrik opozita e la të zhbëhet. Në fokus kemi dhe zgjedhjet lokale, ku populli do shprehë vullnetin e tij. PD në Tiranë është copë copë për shkak dhe të përplasjeve”-tha Goxhaj.