Ditën e sotme ka qënë i ftuar në studion e Fax News ish-deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi.
Në një bisedë më gazetaren Klaudja Karabolli Baçi ka komentuar aksionin e opozitës dhe vijimësinë e saj.
I pyetur me vendimin e opozitës për të zhvilluar çdo ditë protesta Baçi është shprehur:
Opozita nuk ka asnjë skenarë dhe unë nuk e di e çfarë zbardh media por opozita po bënë shumë që ka dalë në protesta. Tani jemi vetëm një javë larg 30 qershorit dhe protestat do të vijojnë.
Dua të them se opozita ka qënë në një terror të shtetit në të gjitha mënyrat e mundëshme. Inspektorët e rendit janë në terren dhe identifikojnë qytetarët që të paraqiten në polici dhe kjo ndodhë para çdo ropteste.
Baçi ka folur për ditën e nesërme kun ë Fier pritet të shkoj kryeministri Rama.
“Unë dua të them që Rama ka një mbylljen e fushatës, një fushatë kjo e turpëshme. Unë nuk e di se si do të mbajnë një miting se çfarë u thonë qytetarëve apo çfarë tregojnë.
Kur qytetarët shkojnë në takimet e Ramës ata kontrollohen të gjithë, madje dhe ata që bëjnë pyetje e kanë të gatshme atë.
Unë e sfidojë kryeministrin që ti lërë karriget e mitingut aty pasi të mbarojë fushatën dhe do e shikojë se sa qytetarë do të ulen por kundër ti, do të jetë më e shumë se 2-fishi.”
Baçi ka denoncuar për Fax News një rast korruptiv lidhur me votat e 30 qershorit të ciat po pretendohen të meren në mënyrë jot ë drejtë nga punonjësit e administratës.
Para një jave Drejtoria Arsimore e Fierit ka thirrë të gjithë drejtorët ku u ka dhënë një formularë që të plotësojnë me emra që do të shkojnë në 30 qershor të votojnë, ndryshe do të largohen nga puna. Të gjithë drejtuesit e administratës bëjën presione.
I pyetur se sa e vështirë është të përballet një demokrat me socialistët në zonën e Fierit, Luan Baçu është përgjigjur:
Nuk është e ështirë sepse socialistët janë bërë njësoj si demokratët, tashmë në Fier është vetëm një grup Rilindas që kanë uzurpuar pushtetin dhe vendin.
Nuk do të rrimë duarkryq, të gjithë do të jemi në këmbë në datën e zgjedhjeve dhe e them këtë gjë në mënyrë të paramenduar. Ne do të jemi në këmbë për të monitoruar për të gjitha shkeljet që do të bëhen. Kjo është një frasë elektorale dhe qesharake.
I pyetur lidhur me aksionin e opozitës dhe me protestat Baçi është shprehur se nuk ndihet aspak mirë që qytetarët lëndohen në protesta.
“Më vjen keq pë ata dhe për vete se kemi thithur boll gaz lotsjellës. Unë nuk e kuptoj nga se e mbrojnë kryeministrin me forca të shtuara policie kur protestuesit janë të paarmatosur dhe pa asnjë mjet lëndimi në dorë. Kurrë nuk kanë pasur.
Qytarët në fillim janë shqetësuar vërtet shumë për arrestimet që bëhëeshin pas protestave por tashmë dhe ata nuk ne kanë ë problem.”
Ndërkohë që Luan Baçi e ka mbyllur fjalën e tij duke u shprhur se ka mjaftueshëm qytetarë të cilët janë të interesuar të dinë se çfarë mund të bëjë Partia Demokratike nëse do tëvij në pushtet.
Qyteti i Fierit kërkon punësimin, gangrenë për të gjithë vendin. Të gjithë të rinjtë kanë ikur në masë të madhe jashtë shtetit. Puna është gjëja kryesore. Korrupsioni në të gjitha nivelet e administrastës shtetërorenuk do të ekzistoj më, por edhe të tjera projekte.