AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Në 21 Janar u përdor dhuna për objektiva politike të pandershme”, Meta tallet me komisionin hetimor: Jam krenar, po më bën nder

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka akuzuar Partinë Socialiste se në 21 Janar të vitit 2011 përdori qytetarët që kishin dalë në protestë për të ardhur në pushtet.

Sipas Metës, gjatë kësaj proteste u përdor dhunë për të arritur objektiva politike të pandershme, ndaj apeloi që të gjitha palët sot të heqin dorë nga aktet e dhunës.

“Sa i takon 21 janarit tjetër, sigurisht që nuk kemi asnjë arsye për t’u krenuar. Është një ngjarje që na kujton se sa tragjike është kur opozita përdor dhunën për të arritur objektiva politike të pandershme.

Dhe se sa e rëndë është kur instrumentalizohen qytetarët për qëllime të tilla, sidomos kur nxiten në rrugën e dhunës. Kjo ngjarje na kujton se duhet të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga dhuna si një mjet i arritjes së qëllimeve politike”, ka thënë Meta për “ABCNews”.

Gjatë intervistës, ai foli edhe hetimin e ngritur ndaj tij nga komisioni hetimor për shkelje të Kushtetutës. Kreu i shtetit u tall me këtë proces hetimor, duke thënë se ndihet krenar që po e akuzon një Parlament njëpartiak.

“Jam krenar për faktin që jam akuzuar nga një parlament njëpartiak pse kam mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe mbi të gjitha, pse kam mbrojtur pluralizmin politik, themelin mbi të cilin ndërtohet i gjithë sistemi politik dhe shtetëror në Republikën e Shqipërisë, ku bazat janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, ka deklaruar Ilir Meta.

Sa i takon reformës zgjedhore, ai e quajti hap pozitiv uljen e palëve në një tryezë, por kërkoi që puna të jetë e përgjegjeshme.

“Eshtë hap pozitiv sepse përfundimi i reformës zgjedhore është kërkesa e Bundestagut dhe gjithë procesit të kushtëzuar për hapjen e negociatave. Shpresoj të mos ketë surprizë tjetër rrugës.

Edhe sikur ky hap të jetë pozitiv, është fare pak edhe teper vonë. Kërkohet një tryezë tjetër shumë e thellë më e përgjegjshme për të plotësuar të gjitha detyrimet. Duhet të shkojë përtej reoformës zgjedhore sepse ajo nuk do të zgjidhë ndonjë gjë të jashtëzakonshme”, ka deklaruar Ilir Meta.

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *