AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Ndryshova mendje, dua të bëhem deputet”, KQZ i jep mandatin dy kandidatëve të tjerë të PD (Emrat)

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Krenar Rrycit nga listat e PD-së në Durres dhe Kostaq Papës po nga listat e PD-së po për qarkun e Tiranës.

Dy kandidatët kanë dorëzuar disa ditë më parë formularin e vetëdeklarimit në KQZ dhe pritet që së shpejti ata të betohen në Kuvend.

Sot u betua ne Parlament dhe Kujtim Gjuzi.

Emri i Krenar Rrycit, i cili listohet i 18-ti në listën e PD-së në qarkun e Durrësit, ishte mes 103 kandidatëve të djathtë që  filimisht refuzuan të marrin mandatin, por që ndryshoi mendje më pas dhe filloi procedurat.

Sot do betohet dhe Indrit Hoxha I cili kishte marrë mandatin nga KQZ por ai refuzoi të betohej duke thënë që Parlamenti është ilegjitim dhe se Kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi është fajtor për vrasjen e 4 personave në Shkodër.

Fjalët Kyce

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *