Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndryshonte vendimin e gjykatës sipas interesit, lihet në burg ish-sekretarja gjyqësore në Vlorë

Është zhvilluar në Gjykatën e Shakallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për komunikimin e masës së arrestit për Edlir Shehun, ish-sekretaren ligjorë pranë Gjykatës Administrative Vlorë.

Seanca gjyqësore ka nisur rreth orës 9 të mëngjesit dhe ka zgjatur për 40 minuta.

Për Edlira Shehun nga Gjykata e Shkallës së Parë është lënë në fuqi masa e “Arrestit me byrg”.

Ajo akuzohet për “shpërdorim dtyre” dhe “zhdukje ose humbje të fashikullës”.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se përgjatë periudhës kohore dhjetor 2018 – nëntor 2019, kur kjo shtetase ka qenë në marrëdhënie pune, dyshohet se ka ndryshuar disa vendime të gjykatës duke i favorizuar palët sipas interesit vetjak.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, në ngarkim të saj, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Zhdukja ose humbja e fashikullit”.

(M.Q/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close