Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Shifrat tronditëse të viktimave/ Ndryshon lista në Kosovë: Shtohet numri i zonave me rrezikshmëri të lartë

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka njoftuar sot qytetarët për kategorizimin e komunave sipas rrezikshmërisë të infektimit nga COVID-19 pasi ditët e fundit ka pasur shifër të lartë të rasteve të reja dhe të viktimave.

Në zonën e kuqe bëjnë pjesë 21 komuna, në zonën e verdhë 15 komuna, ndërsa në zonën e gjelbër vetëm dy.

Njoftimi i plotë i MSH-së: Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë apo komunat me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 21 komuna: Prishtina, Fushë-Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Shtimja, Podujeva, Peja, Ferizaj, Mitrovica e Jugut,  Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Lipjani, Vitia, Zveçani, Leposaviqi, Zubin Potoku, Kamenica, Skenderaj, Kllokot dhe Graçanica

Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm, apo komunat prej 76 deri në 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë janë 15 komuna: Prizreni, Klina, Deçani, Drenasi, Malishevë, Suhareka, Shtërpca, Ranillugu, Parteshi, Kaçaniku, Rahoveci, Junik, Istrogu, Mamusha dhe Hani i Elezit.

Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat me rrezik të ulët apo komunat prej 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës.

Në këtë zonë bëjnë pjesë 2 komuna: Dragashi dhe Novobërda.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *