Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Nga 35-40 kilogramë, si i thanë lamtumirë dhjamit personazhet e njohura të medias, politikës dhe artit, zbuloni sekretet e dobësimit të tyre

Kujdesi për pamjen, dhe veçanërisht shëndetin, ka bërë që shumë personazhe të njohur të kenë gjetur vullnetin dhe të kenë  bërë ndryshime rrënjësore në peshën e tyre. Duke filluar nga politikanë e njerëz të medias, e artit ka disa shembuj që vërtetë të lënë gojëhapur me transformimin e tyre.

Marsela Cibukaj është një nga shembujt me kurajozë. Këngëtarja humbi plot 40 kilogramë në një vit, vetëm duke u ushqyer shëndetshëm.

Në një intervistë për mediat, Çibukaj është shprehur se nuk ha kurrë darkë pas orës 19:00; konsumon fruta, perime dhe proteina dhe ka shmangur ëmbëlsirat, alkoolin dhe pijet me gaz.

Trim Ademi (True Kapo/Capital T). Nëse keni qenë ndjekës të muzikës së Capital T, që prej fillimit atëherë jeni dëshmitarë të transformimit të tij ndër vite. Six pack-u i thotë të gjitha:

Eduart Ndocaj- Deputeti “kaubojs” në maj të 2020-ës tha në emisionin ‘Ftesë në 5’ se i duhej një garderobë e re. Eduart Ndocaj ka pësuar një nga ndryshimet më të mëdha dhe në foto/video, pamjet e tij duken si të dy njerëzve të ndryshëm.

I pyetur nga disa emisione ku ai ka qenë i ftuar, Ndocaj nuk ka dhënë një përgjigje specifike se si është dobësuar, por ai thotë se e ka arritur këtë peshë edhe “me metoda mjekësore, edhe me dietë shumë strikte”, duke lënë të kuptohet se i është nënshtruar një operacioni, por vazhdon të mos konsumojë më ushqim si më parë. Pak ditë më parë ai tha se gruaja ishte një nga mbështetëset më të mëdhaja të tij.

Filloreta Raçi (Fifi)- Në 2019-ën, Fifi vendosi të hiqte balonin gastrik të vendosur në stomak, kreu disa seanca dobësimi dhe tani seanca për tonifikimin e muskujve. Tashmë këngëtarja duket si një tjetër person, dhe na ka bërë zili edhe me fotot e saj nga plazhi. Fifi ka treguar se ajo nuk kishte komplekse me peshën e saj, por kishin nisur që ta shqetësonin problemet me shëndetin, e për këtë reagimi kishte qenë i menjëhershëm.

Rudina Dembacaj, është një tjetër personazh që i ka thënë stop mbipeshës. Aktorja ka humbur 35 kilogramë vetëm falë regjimit fasting. Në ditët e sotme, agjërimi i ndërprerë është një ndër trendet më të njohura të shëndetit dhe fitnesit.

Kjo praktikë njihet si Intermittent Fasting (IF) dhe është një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit. IF nuk përcakton se çfarë duhet të hash, por kur duhet t’i hash. Në këtë drejtim, nuk është një dietë në kuptimin e drejtpërdrejtë të fjalës, por një model i stilit të jetesës.

Metodat e IF:- Metoda 16/8: konsiston në konsumimin e ushqimit përgjatë 8 orëve dhe ndërprerjen e tij për 16 orët në vijim. Pra, hani mjaftushëm nga ora 08:00 – 16:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

– Metoda “ha-ndalo-ha”: përfshin agjërimin për 24 orë; hani për shembull në drekë dhe më pas hani sërish drekën e ditës tjetër.

– Metoda 5:2: bazuar në këtë metodë, konsumoni 500-600 kaloni gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme dhe më pas hani normalisht 5 ditët e tjera të javës. Metoda 16/8 është më e përhapura, pasi njerëzit e kanë më të lehtë të përshtaten.

Sara Hoxha pranon se kreu një ndërhyrje për rënien në peshë, por ajo nuk e rekomandon këtë. Tashmë ajo duket se ka gjetur ekuilibrat, pas dy lindjeve të djemve të saj, e ndoshta dhe kujdesi ndaj vetes është më me tepri, pasi ka arsye të forta për të qenë në superformë dhe energjike.

Linda Halimi rrëfeu për revistën “People” se në vitet e luftës në Kosovë nuk kishte ç’të hante. Ajo shtoi konsiderueshëm në peshë pas luftës, kur tha se hante si për të zëvendësuar atë që s’kishte ngrënë dot. Por me palestër të vazhdueshme, Linda tashmë është krenare për fizikun e tonifikuar, që nëse e shohim në një foto, do të mendojmë se kemi të bëjmë me dy persona të ndryshë.

Këngëtarja e muzikës popullore të Shqipërisë së Mesme, Valbona Mema, mund të konsiderohet si një tjetër histori suksesi. Një regjim i rregullt me dietë dhe palestër duhet të ketë qenë zgjidhja për Valbonën, e cila tashmë ngjan si në të 20-tat e saj, edhe pse jeta i ka rezervuar disa ndarje vërtetë të hidhura, siç ishte ajo e bashkëshortit të saj.

Një tjetër personazh që ka rënë në peshë në mënyrë të konsiderueshme është gazetari Arian Çani. Moderatori ka treguar se ka hequr rreth 35 kilogramë, duke shmangur sheqernat, yndyrnat, dhe të gjitha ushqimet e tjera kalorike.

“Mu desh një vit për të hequr 35 kg. Gjeta ushqimin tim të preferuar që nuk ka as karbohidrate, as yndyrna, nuk ha absolutisht fruta deti, ha rizoto pa karbohidrate, ha mish pule, perime dhe nudëllza orozi, i cili është një ushqim që nuk ka as kalori dhe asgjë. Unë ha nudëllza çdo drekë, në mëngjes ha gjëra të vogla dhe në darkë nuk ha fare. Jam duke kaluar një vuajtje të madhe, duhet të ma qani hallin”, ka treguar më herët Çani.

Big Mama ka treguar vazhdimisht se pesha i krijonte probleme. Madje, dietat e ndryshme nuk funksionuan. Kohë më parë, këngëtarja iu nënshtrua një operacioni për zvogëlimin e stomakut dhe më në fund, ndihet mirë. Rezultati është mëse i dukshëm, dhe Bigu tashmë është bërë një ”small mama”.

Ilir Meta- Presidenti Meta pësoi një ndryshim drastik, ku i njohur për mbipeshën e tij, ai na surprizoi të gjithëve me një pamje tejet të re. Përveç dietës ushqimore, presidenti Meta na ka treguar se po merret shumë edhe me sport, veçanërisht vrap apo ngjitje në male.

Këto janë vetëm disa nga shembujt sesi asgjë nuk është e pamundur, në rast se keni vullnet, gjithçka mund të realizohet.

(E.K/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *