BotaFlashJetë dhe stilTe FunditTe Gjitha

Ndryshimi drastik/ Peshonte 137 kilogramë, 24 vjeçarja i lë të gjithë me “gojë hapur” (FOTO)

Një vajzë e varur nga ushqimi, e cila konsumonte më shumë se dy herë hamburger në ditë dhe madje ishte aq e shëndoshë sa nuk mundej dot për të udhëtuar në parkun e lojërave, që prej asaj kohe e ka kthyer jetën e aj në një mision për t’u dobësuar.

Talicia Lees, 24 vjeç, nga Sidney, e cila në të kaluarën peshonte 137 kg, zbuloi se vetëbesimi i saj u ul së tepërmi katër vite më parë. Ajo vendosi që të dobësohej në momentin që ndodhej në një park lojërash dhe rripi i sigurimit i një prej lojërave nuk e mbërthente.

Talicia, e cila gjithashtu punon si mësuese ndihmëse për fëmijët me nevoja të veçanta, iu rekomandua nga mjeku i saj të provonte një dietë ketogjenike, e cila përmbante një menu të përbërë nga ushqime me yndyrë dhe proteina të shëndetshme dhe duke hequr dorë nga karbohidratet. 24-vjeçarja së bashku me dietën ndoqi dhe një përgatitje strikte në palestër dhe për një kohë të shkurtër arriti të humbiste 51 kilogramë, dhe tashmë peshon 86 kilogramë. Talicia e kujton kështu atë moment.

“Unë isha tek dentisti dhe më duhej të peshohesha përpara se të bëja anestezi. Në momentin që u peshova pash që shigjeta treguese, u fiksua drejt numrit 136.7 kilogramë. U ndjeva në siklet dhe u frikësova. Unë frekuentoja një palestër, por nuk humbisja në peshë pasi kisha gjatë gjithë kohës një uri të tmerrshme për të ngrënë. Në të kaluarën kam arritur të humbas 40 kilogramë, por më pas u bëra dembele dhe shtova përsëri 20 kilogramë të tjera. Shkova tek mjeku dhe zbulova se kisha Sindromën Polycistic Ovarian (PCOS).

Ai më sugjeroi të provoja dietën dhe nuk e ktheva më kokën pas. Tashmë ndihem mjaft mirë dhe me ndihmën e stërvitjes ndihem më e shëndetshme se kurrë më parë”, u shpreh Talicia.

Gjatë intervistës së saj ajo tregoi dhe momentin më të sikletshëm që ka përjetuar si pasojë e peshës së saj të madhe. “Ishte një udhëtim me tren në një park lojërash, por treni kthehej përmbys. Punonjësi i parkut u përpoq të më vendoste rripin e sigurimit. Me të gjithë përpjekjet e tij, nuk mundi ta mbërthente dot. Unë u sikletosa pamasë, ngjyra e fytyrës më mori një ngjyrë të kuqe”, zbuloi ajo.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *