Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


SportTe Fundit

Ndryshime tek Skënderbeu, Ilir Daja dhe Redi Jupi kandidatë për trajnerë të skuadrës 

Edhe pse zyrtarisht drejtuesit e Skënderbeut kanë shprehur besimin për trajnerin Andrea Agostineli, sot në Vlorë mund të jetë ndeshja e fundit e italianit nëse skuadra korçare nuk arrin të marrë tri pikë. Burime të sigurta të “Panorama Sport” në klubin korçar treguan dje se presidenti Ardjan Takaj e ka mbledhur mendjen sa i përket pankinës.

Një rezultat negativ ndaj Flamurtarit do të çonte në shkarkimin e Agostinelit dhe, sikur të mos mjaftojnë zërat për atë që pritet të ndodhë, janë shfaqur edhe emrat e parë që mund të jenë pasues të italianit në stolin bardhekuq. Gazeta zbulon se dy trajnerë vendës janë gati të marrin drejtimin e Skënderbeut. Bëhet fjalë për Ilir Dajën, i cili pak ditë më parë prishi kontratën me Tiranën, si dhe Redi Jupin, që gjithashtu nuk është më në drejtimin e Kombëtares U­21.

Drejtuesit e Skënderbeut janë fiksuar pas dy ish-­dinamovitëve dhe, sipas të gjitha gjasave, humbja në Vlorë do të emërojë njërin prej tyre në pankinën e kampionëve në fuqi. Duket se favoriti është Daja, i cili pëlqehet nga presidenti Takaj dhe, për më tepër, emri i tij ka dalë në skenë që para emërimit të Agostinelit. Megjithatë, jo pak i preferuar mbetet ish­trajneri i Shpresave.

Madje, gazeta ka mësuar se pikërisht me Jupin kanë filluar kontaktet. Por, gjithsesi, pavarësisht se idetë e para të zëvendësuesve janë hedhur tashmë në klubin bardhekuq, presidenti Takaj do të presë për të parë ndryshimin që duhet të bëjë ekipi në ndeshjen kundër Flamurtarit. Një fitore e Skënderbeut do të largonte për momentin hijet e dyshimit në pankinën bardhekuqe.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm