Arben Abazaj
Ndryshe nga Rumunët, ne mund të na tall çdolloj batakciu! Ne mund të na e çojnë baltën deri në fyt, dhe jo vetëm të mos ndihemi, por mundësisht ti duartrokasim meqë na lënë duart e lira dhe, brohorasim se kemi lirinë e fjalës!
“Ne nuk jemi Shqipëria” , kështu përkthehet çfarë është shkruajtur atje. Për kë Shqipëri ta ketë? Për të gjithën, sepse Shqipëria në çdo qelizë të jetës së saj, prodhon krim, servilosje, zvarritje dhe nënshtrim!
Për fat të keq jemi bërë simbol i njerëzve të padinjitet të këtij shekulli, i popullit pa qytetar, i vendit që shitet për një euro dhe “gjëja e gjallë” jepet falas!