Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur sot ministres Elisa Spiroplai për të cilën e akuzoi se është pasuruar duke vjedhur leket publike.
Berisha tha se bashkëshorti i Spiropalit merrte tenderat e ujësjellësit për t’ia dhënë vëllait të saj duke u pasuruar.
Berisha: Ndrikulla 5 milionëshe është famoze me Salarjonin e saj që tenderit ia jep vëllait të tij. Tenderat e ujësjellësit, i merrte burri u kësaj zonjës, ia jepte vëllaut që të shtoheshin milionat.
Përvec kësaj, zonja që u pasurua aq shumë në dogana, burrin e coi nga ujëshellësi në tenderat e KESH-It, OST. Aty përsëri Salarjoni. Nëse ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njëri tjetrin me leke publike janë Spiropali-Toto.
Unë do të nxjerrë cdo aferë, vjedhje që bëni, që kushtëzon të gjitha qëndrimet tuaja. Është detyra ime.
Yt shoq jep tenderit vëllaut tend, nuk ka vjedhje me të madhe ditën për diell se kjo. Ja ku e ke.