Sheshi para kryeministrisë deri pranë sheshit Skënderbej është ndriçuar nga celularët e protestuesve të cilët pas fjalimit të Bashës nisën marshimin drejt Parlamentit. Më herët u lëshuan 500 balona me drita.
Ndërkohë dhe godina e Kryeministrisë e projektuar me mesazhe, pasi është njollosur me bojë të zezë, është “stampuar” me emrat e njerëzve më të përfolur për lidhje të ngushta.
Të gjitha zyrat e Kryeministrisë ‘janë të zëna’ prej Sajes së Shullazit, Elvis Rroshit, Olsit të Xibrakës, Gjushit etj. Një mesazh i qartë se ky institucion është ‘i kapur’ prej krimit.
Kjo është protesta e gjashtë kombëtare e organizuar nga opozita e bashkuar, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe shtyrjen e zgjdhjeve lokale të 30 Qershorit.
Opozita ka marrë leje për protestën e sotme deri në mesnatë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka një plan për të qëndruar edhe më tej në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, apo do të zgjidhet të mrarshohet në disa institucione të rënësishme si parlamenti apo policia.
Ditët e fundit janë shtuar zërat për shtyrjen e zgjedhjeve dhe nga ndërkombëtarët, si dhe presidenti Ilir Meta, i cili tha dje se është gati që të shtyjë datën 30 Qershor në rast se palët dakordësohen. Mirëpo deri tani mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama nuk ka bërë asnjë hap pas, përveç disa letrave publike të kryeministrit i cili kërkon dialog pa kushte.
Ndiqni videot më poshtë: