Fax News dhe Faxweb.al ka siguruar pamjet skándáloze të liqenit të Komanit pranë zonës së Markajt, ku vihet re se është pùshtùar nga mbeturinat plastike. Burime bëjnë me dije se pjesa më e madhe e liqenit është e rrethuar nga plèhrat, të cilat vijnë nga malet.
Ishte shiu i madh i ditëve të fundit që i hodhi në lumenj dhe më pas kaluan në liqen. Nuk është hera e parë që ka ankesa për këtë gjendje, megjithatë këtë herë duket më ndryshe dhe fenomeni është tepër shqetèsues.
Nuk ka ende reagime nga institucionet përkatëse se si do të veprohet për pastrimin e liqenit dhe parandalimin e përsëritjes të kësaj ngjarje. (A.M/Faxweb.al)