AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Ndoshta Zoti ka plan tjetër për ty” Orinda tregon sekretet: Isha gati të braktisja…

Orinda Huta ka nisur të këndojë që kur ka qenë fare e vogël, me grupin e pionerit.

Por, duket se gjithçka e ka nisur vetëm si një aktivitet për të kaluar verën pasi prindërit e saj, as që e mendonin se vajza e tyre do të bëhej vërtet këngëtare.

E ftuar në “Mirage”, autorja dhe prezantuesja e “Jo Vetëm Modë” rrëfeu se kur kishte kërkuar të merrte pjesë tek konkursi veror për talentet e rinj “Kërkohet një yll”, prindërit i kishin thënë:

“Mos të të rrejë mendja se do të vijosh me këtë gjë. Thjesht është për të kaluar kohën.”

Orinda kujtoi se kishte kënduar këngën e Britney Spears-it, “Don’t let me be the last to know.”

Nga ky konkurrim, më të mirëve iu dha mundësia të kalonin në fazën e parë të “Këngës Magjike” e cila për Orinda Hutën adoleshente kishte qenë një ëndërr. Megjithatë, familja nuk i kishte mundësitë financiare për një këngë dhe kjo mundësi kaq e madhe, mund të shkonte dëm dhe Orinda mund të mos ishte bërë kurrë këngëtare.

“Përsa kohë një kompozitor të kërkon vetë ty, nuk të ndalojmë. Por nëse është diçka që duhet ta paguajmë, nuk e bëjmë dot.”

Ajo rrëfey se e përjetoi shumë keq atë periudhë, me të qara që iu desh ta ngushëllonte i vëllai.

“Kjo është mundësia jonë, Orindë. Të duhet të zgjedhësh. Ndoshta Zoti ka një plan tjetër për ty.”

Por, Flori Mumajesi me këngën “Tani e di”, jo vetëm i dha mundësinë të merrte pjesë në festivalin e ëndërruar por e ktheu thuajse brenda natës, në një prej këngëtareve më të famshme të skenës pop të kohës.

“Pata shansin dhe fatin të kisha një superkëngë nga Flori, siç është “Tani e di”, që edhe sot e kësaj dite nuk ka njeri që nuk e këndon.”, u shpreh Orinda.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *