Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Masat pandemike meritojnë hetim”, Ndoka tregon institucionin e vetëm që punoi këto kohë

Ish-deputeti Nard Ndoka i ftuar në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi situatën pandemike që po kalon vendi. Ndoka shprehu rezerva në lidhje me raportimet dhe të dhënat që po serviren nga autoritetet.

“Ne nuk kemi akoma asnjë person që ka ndërruar jetë vetëm nga koronavirusi por është thënë se kanë edhe patologji”, tha Ndoka.

Në lidhje me masat që janë marrë Ndoka tha se “kjo gjë ka nevojë për një hetim dhe duhet ta hetojmë atë që dha këto urdhëra për izolimin e vendit”.

“Në ligj parashikohet se në raste të tilla si pandemia ka vetëm një autoritet që duhet të merret menaxhimin dhe nuk duhet që Kryeministri ta marrë menaxhimn me një protagonizëm të tepruar për të përfituar politikisht.Pati një shqetësim deri në panik, ne nuk patëm spitale të tejmbushura dhe ne po kërkojmë shifrat e personave që kanë ndërruar jetë gjatë dhjetorit dhe janarit. Hetimet duhet të shtrihen jo vetëm në lidhje me masat e marra nga qeveria por edhe për maskat e skaduar, mbylljen e kufirit me vonesë”,-tha Ndokaj.

Ndoka foli edhe për situatën politike në vend në këtë kohë pandemike ku tha “se opozita ishte i vetmi institucion që ka vepruar në këto kohë pasi ishte shumë aktive me propozimet dhe idetë duke iu referuar edhe akuzave të liderit demokrat për abuzime me tenderat. Sot opozita ka një mozaik vlerash brenda saj. Strukturimi i saj do vijë me hapjen e saj.Ne na shqetëson situata politike në vend pasi kjo qeveri po vjedh edhe në kohë pandemie me tendera të dyshimtë”.

Në lidhje me protestat dhe aksioni opozitar Ndoka tha se “asnjë situatë nuk e ndal popullin pasi edhe në Amerikë populli doli me armë para institucioneve edhe pse atje armët janë me leje.

Sa i përket rolit të Presidentit në këtë situatë që po kalon vendi dhe raportet e tij të reja me mazhorancën Ndoka tha se “sjellja e tij është një sjellje shtetari dhe e vlerësoj rolin e tij pasi bashkoi në një tryezë politikën shqiptare duke iu referuar video-konferencës e Mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Publiée par Fax News sur Jeudi 7 mai 2020

 

 

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *