Krimbat e vërdhë janë insekti i parë i miratuar për përdorim ushqimor në Europë nga Agjensia Europiane e Sigurisë Ushqimore.
Sipas DË, krimbat e verdhë janë të pasur me proteina, yndyrna dhe fibra dhe mund të konsumohen të përpunuar në formë mielli për snack dhe noodles ose siç janë të karamelizuar apo të skuqur.
Agjencia Europiane e Sigurisë Ushqimore, e cila ndodhet në Parma të Italisë, i hap rrugë përdorimit të krimbave në kulinarinë europiane.
Në disa vende të botës si Afrikë dhe Amerikën Qendrore tashmë është normale të konsumohen insektet por tashmë edhe dy shtete europiane si Austria dhe Gjermania ofrojnë snacks me bazë krimbash.
Jo shumë kohë më parë, sushit nuk dukeshin aq të lezetshme për amerikanët, kështu që nuk është aq e papërcëptueshme që edhe krimbat të jenë nje ushqim i konsumit normal.
(E.H/Faxweb.al)