Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Aksident i frikshëm te kryqëzimi i Porcelanit, dy mjete bëhen ‘copash’, njëri prej tyre përmbyset në rrugë

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë kryqëzimit të Porcelanit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:20 në rrugën “Hoxha Tahsin”, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën “kokë më kokë”, ndërsa njëra prej tyre është kthyer përmbys.

Siç shihet edhe në foto mjetet janë dëmtuar shumë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka patur të lënduar apo vetëm dëme materiale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Ende nuk ka një njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur, që të mund të verifikohet edhe gjendja e drejtuesve të mjetit.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *