Një shtetas polak me incialet A.H, 73 vjeç është gjetur i pajetë në banesën e tij të marrë me qera në Tiranë.
Sipasnjoftimit zyrtar të policisë, në trupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune kështu që menduohet se vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale.
Njoftimi i Plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.06.2022, në bulevardin “Bajram Curri”, në një banesë të marrë me qira, është gjetur pa shenja jete, shtetasi polak A. H., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.