Një xham i zyrës elektorale të Partisë Socialiste në Berat është thyer gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se zyra elektorale e PS-së ndodhet në lagjen 30-vjetori, ndërkohë që Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Xhami i thyer në zyrën elektorale është konstatuar gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur natën, ku autori/ët janë favorizuar nga errësira.
Mësohet se policia është duke sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të identifikuar edhe personin që ka goditur me gurë zyrën, ndërkohë që nga ana e drejtuesve të Partisë Socialiste të Beratit nuk ka ende asnjë reagim në lidhje me këtë ngjarje.
(E.K/Faxweb.al)