Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Ndodh edhe kjo në Kosovë/ 38 vjeçari ndërroi jetë, Prokuroria merr të vëllain për të dhënë dëshmi në vendin e tij

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Adnan Hyseni, ka bërë të ditur se është intervistuar në stacionin e policisë në Pejë, lidhur me veteranët e rrejshëm konkretisht për vëllanë e tij, Avni Hyseni, i cili ishte pjesë e dy luftërave, atë të UÇK-së dhe UÇPMB-së.

“Policia e Kosovës stacioni në Pejë dhe Prokuroria në Pejë nuk kanë asnjë faj sa i përket kësaj ftese denigruese ndaj kontributit të madh për kombin dhe atdheun nga vëllai im Avni Hyseni, por turpi qoftë mbi ata që e kanë vendos emrin e Avnisë në listë si veteran i rrejshëm duke e bërë bashkë me ata që e tradhtuan, bojkotuan por edhe e luftuan UÇK-në së bashku me armikun shekullor Serbinë”, ka shkruar Hyseni.

Avni Hyseni ka ndërruar jetë muaj më parë në moshën 38-vjeçare.

Sot Hyseni, ndërkaq, ka paralajmëruar se për këtë rast do të bëjë padi ndaj Prokurorisë së Shtetit.

Për këtë çështje, gazeta Express ka kontaktuar prokurorinë e Pejës. Ajo ka bërë të ditur se Hyseni ishte ftuar të dëshmojë në cilësinë e dëshmitarit.

“I ndjeri ka qenë i ftuar të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, mirëpo jemi njoftuar nga vëllai i tij se i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Pejës.

“Prokuroria Themelore e Pejës, lidhur me dosjet e veteranëve ka pranuar gjithsej 7813 aplikacione, të deleguara nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Lidhur me procedimin e këtyre aplikacioneve, kjo prokurori ka autorizuar Njësitin e hetimeve rajonale të Policisë se Pejës dhe Njësitin kundër krimeve ekonomike, ti procedojnë disa nga aplikuesit rreth mënyrës se përfitimit të statusit të veteranit”, bëhet e ditur.

 

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *