Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mbrëmjen e sotme denoncim e një mësuesi, i cili thotë se i është ulur rroga me 12 mijë lekë dhe pritet t’i hiqen dhe paratë e vështirësisë së punës apo transportit.
Në mesazhin e dërguar në “Qytetarin Digjital” të Sali Berishës, mësuesi në fjalë shpreh habinë që kjo gjë ndodh 10 ditë pas zgjedhjeve.
Ai më tej shprehet se 50 mijë lekë që iu rrit rroga në janar, po i asgjesohet dalangadalë, duke shtuar se qeveria tashmë po e nxjerr fytyrën e vërtetë.
Postimi i Berishës:
Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek.
Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb
Pershendetje !!!
Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga.
Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna.
Ju faleminderit !!!
(E.H/Faxweb.al)