Një 39 vjeçar, i cilësuar me rrèzikshmëri të lartë shoqërore është vënë në prangat e pòlicisë në Korçë. Dhimitër Shkodrani, dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të organizuar kríminal, i cili sillte drejt vendit tonë shuma të mëdha parash, që ishin përfituar në mënyrë të paligjshme.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Ndihmësi”, për kapjen e një të kërkuari me rrèzikshmëri të lartë shoqërore. Operacioni nga Seksioni për Krímin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar në Tiranë.
Vihet në pranga, pjesëtari i një grupi të strukturuar kríminal, në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, Seksioni për Krímin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë pòlicore, mbi vendndodhjen e një personi me rrèzikshmëri të lartë shoqërore, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Ndihmësi”, për kapjen e tij, konkretisht shtetasit Dh. Sh., 39 vjeç, banues në Korçë.
Gjykata e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar në Tiranë, ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kríminale”, “Grupi i strukturuar kríminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kríminale dhe grupi i strukturuar kríminal”.
Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas si pjesëtar i një grupi të strukturuar kríminal që operonte në disa vende të huaja dhe në Shqipëri, transportonte në drejtim të vendit tonë, të ardhurat e përfituara nga aktiviteti kríminal i këtij grupi. Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krímit të Organizuar Tiranë.