Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndihmat për rindërtimin pas tërmetit/ Anila Denaj nxjerr shifrat, sa kanë dhuruar qytetarët dhe bizneset deri tani

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj bëri me dije se deri tani janë mbledhur në portalin e-albania 13.5 milionë euro të dhuruara nga qytetarët dhe bizneset për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Në një intervistë për “FaxNews”, Denaj deklaroi se rindërtimi është një proces që do të shkojë përtej vitit 2020, por ajo u shpreh shpresëplotë se fonde të konsiderueshme do të mblidhen edhe gjatë konferencës së donatorëve. Sipas saj, ka patur edhe kontribute nga qeveritë e tjera, ku deri tani janë konfirmuar 22 milionë euro.

“Të dhënat më të fundit të portalit e-albania, shuma ka qenë afërsisht 13.5 milionë euro deri ditën e djeshme. Kontribusesit kryesorë jën individët dhe bizneset. Në portalin e-albania ka edhe ndihma që vijnë nga qeveritë. Qeveria e Kosovës ka qenë edhe qeveria e parë që e bëri efektive shumën që akordoi.

Por ka edhe qeveri të tjera që kanë akorduar. Janë gati 22 milionë euro që janë konfirmuar,  por akoma nuk kanë hyrë. Ky është një proces që do të vijojë. Edhe Konferenca e Donatorëve do të sjellë shuma të tjera. Është për tu konfirmuar se cila do të jetë kjo shumë”, tha ministrja për “FaxNews”.

Ajo deklaroi se qeveria është duke përgatitur raportin përfundimtar për vlerësimin e dëmeve, ndërsa theksoi se në buxhetin e vitit 2020 janë 20 miliardë lekë që do të shkojnë vetëm për rindërtimin pas tërmetit.

“Është duke u përgatitur një raport për vlerësimin e të gjitha dëmeve. 20 miliardë lekë të akorduara për rindërtimin për vitin 2020. Është një proces dinamik. Ne gjykojmë që vlera prej 20 miliardë lekësh nuk është e mjaftueshme për dëmet. Megjithatë, duke menduar se ky është një proces përtej 2020, do të akomodohet si me fonde buxhetore, ashtu edhe me donacione”, u shpreh Anila Denaj.

E pyetur nga gazetarja Mirilda Tili sesi parashikohet rritja ekonomike për këtë vit të ri, ministrja pranoi se deficiti do të jetë më i lartë. “Ne parashikuam një rritje të deficitit në 2.2% për vitin 2020. Nëse nuk do të ndodhte tërmeti, ne do të vijonim konsolidimin fiskal. Rritja e deficitit nënkupton se do të ketë një borxh të shtuar. Politikat fiskale do të jenë më pozitive.

Sot jemi me një rritje ekonomike më të tkurrur nga parashikimi, në pamje të parë duket një parashikim më optimist për vitin që vjen. Me përjashtim të energjisë që pati këtë tkurrje, ekonomia në sektorë të caktuar ka patur rritje. Turizmi është një prej tyre. Për vitin 2020, mund të ketë një tkurrje, por për sa kohë nuk është materializuar, nuk na pengon në parashikime.

Shqipëria është zgjeruar me turizmin, nuk është më vetëm Durrësi. Sektori i turizmit ka pritshmëri shumë të madhe. Investimet e huaja direkte janë jo pak të rëndësishme për ndikimin direkt, ose jo në ekonomi”, pohoi ministrja e Financave.

Duke e ndalur theksin edhe tek investimet e huaja, ajo shtoi se edhe gjatë këtij viti pritshmëritë janë që investitorët e huaj të vijojnë me të njëjtin ritëm të vijnë në Shqipëri, ndërsa renditi edhe disa nga problemet që bëhen pengesë për diçka të tillë.

“Investimet e huaja direkte këtë vit kanë patur të njëjtin ritëm rritjeje, edhe në vitet në vijim do të jetë në të njëjtat parametra. Investitorët e huaj të vijnë në disa sektorë, jo vetëm në një sektor. Infrastruktura, energjia, hoteleria janë sektorë që ne kemi patur në fokus.

Ky proces do të jetë një proces që do të ketë handikape, për sa kohë që çështjet e pronësisë i kemi ende problematike. Investitorët janë përpjekur të shohin dy alternativa. Rëndësi ka që në të gjithë projeksionet e këtij viti të merren në konsideratë elementët që na sjellin investitorët e huaj”, deklaroi Anila Denaj për “FaxNews”.

(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *