Një grua ka lënë punën e saj për të fituar 7,800 paund në muaj duke u sjellë si një qenushe e çuditshme në një faqe me përmbajtje porn*grafike. Sipas “The Sun”, Jenna Philips, 21 vjeç, e cila më parë punonte në një optikë, ku dizajnonte xhamat e syzeve të njerëzve që kishin probleme me shikimin, tashmë vepron si qentë për të gjithë abonentët në llogarinë e saj në “Only Fans”.
Gjatë dy viteve që punonte në optikë, Jenna, nga Austin, Teksas, hapi një llogari në “Only Fans”, ku yjet e mediave sociale apo të famshëm postojnë foto dhe video hot për të gjithë ndjekësit e tyre. Ajo kishte postuar përmbajtje “të butë” për një muaj, para se të takonte dy burra në Çikago, të cilët e bindën të bënte një “lojë kafshësh”.
Jenna filloi të postonte përmbajtje të tilla, të cilat ndjekësit mund t’i shihnin vetëm nëse paguanin 15 paund në muaj. Pjesë e videove të saj janë dhe ato ku shfaqet duke ndjekur topa, duke ngrënë ushqim kafshësh dhe si kafshë, si dhe duke ecur si kafshë.
“Unë ndihem si një qen, thjesht dua të rrotullohem, të kruaj kokën, të vrapoj dhe të luaj. Gjëra të tilla. Unë gjithmonë kam vepruar si një qenushe, por jo në një mënyrë seksuale që në fillim. Gjithmonë kam bërë kështu teksa rritesha, sepse më pëlqente. Unë me të vërtetë e dua këtë, sepse më pëlqen të dëgjoj komente të tilla si ‘vajzë e mirë’. Kjo ma shkrin zemrën në çdo moment”,- tha ajo.
Ajo është single, por shpesh ka punuar për të njëjtin burrë në të gjitha videot e saj, të cilat i poston edhe në TikTok. Pas kërkesave për të realizuar video bashkë me kafshë reale, Jenna tha: “Nuk ka asnjë kafshë të përfshirë në xhirimet e mia dhe nuk do të ketë kurrë”.