Presidenti Brazilian, Jair Bolsonaro, ka deklaruar në lidhje me pasojat që i ka lënë infektimi me Coronavirus.
Bolsonaro thotë se pasi kaloi disa javë në izolim meqë vuante nga Covid-19, i është formuar myk në mushkëri.
Teksa po fliste në një transmetim të drejtpërdrejtë, i pari i Brazilit tha se gjatë ditës së djeshme po ndihej i dobët me shëndet, e që pas 20 ditësh karantinimi, i janë shfaqur probleme të tjera në mushkëri për çka është duke përdorur antibiotikë.
“Unë thjesht bëra një provë gjaku. Dje po ndjeja një lloj dobësie. Tani unë jam me antibiotikë. Pas 20 ditësh brenda, unë kam probleme të tjera. Unë kam myk në mushkëri”, tha ai.
Presidenti Brazilian rezultoi pozitiv për Coronavirus më 7 korrik dhe më pas kaloi gati tri javë në izolim në pallatin presidencial, përpara se të testohej gjatë ditës së shtunë, me ç’rast doli se është shëruar nga ky infeksion.