Liverpool nuk di të fitojë. Në javën e nëntë të Premier League, “The Reds” kanë barazuar 3:3 ndaj Brightonit, duke sjellë zhgënjim tek tifozët, të cilët presin më shumë nga ekipi i drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp.
Mysafirët kaluan dy herë në avantazh, falë golave të Trossard, para se Liverpuli arriti të gjejë baraspeshën, në një sfidë shumë të luftuar. Braziliani Firmino me dy gola dhe autogoli i Webster i dhanë epërsinë vendasve, por një gol i Trossard, që kompletoi hat-trikun e mbylli sfidën, duke bërë që ekipet të ndajnë pikët.
Me këtë barazim, Brighton ka siguruar vendin e katër me 14 pikë, ndërsa të besuarit e Klopp renditen në vendin e nëntë me 10 pikë, duke dëshmuar se “të kuqtë” nuk janë në nivelin e tyre më të mirë dhe kjo tregohet nga rezultati.