Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zgjedhur të mbështesë Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen e sotme kundër Andorrës, në shtëpinë e Ylli Bodinakut, shqiptarit që në vitin 1990 hyri në Ambasadën Gjermane duke carë murin rrethues.
Duke postuar një foto me djalin e Yllit, Rikelin, i cili sot feston 31 vjetorin e lindjes, Presidenti shkruan se është i lumtur që edhe ai ka zgjedhur të mos largohet nga Shqipëria sepse beson te demokracia.
Mbrëmjen e sotme, Kombëtarja Shqiptare luan ndeshjen e parë në kuafdër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin Katar 2022 përballë Andorras në orën 20:45, dhe më pas luan kundër Anglisë të dielën në Air Albania, në orën 18:00.
“Dje Rikeli më uroi mua për ditëlindjen. Sot është kënaqësia ime të uroj Rikelin në shtëpinë e tij për ditëlindjen.
Rikeli është “foshnja” e Demokracisë pasi hyri tre muajsh në Ambasadën Gjermane, më 2 korrik 1990, me “Saurelin”, që shembi murin, falë babait të tij, Ylli Bodinakut.
Jam i lumtur që ai as nuk e mendon të largohet nga Shqipëria dhe beson te Demokracia.
Nga Sauku, duke pritur ndeshjen e kuqezinjve, ju urojmë dhe atyre fitore!” shkruan Meta.
(E.H/Faxweb.al)