Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare, Artur Meçollari është marrë sërish në pyetje nga SPAK.
Pas daljes së tij nga SPAK, Meçollari tha se është ndërtuar në pronat e ushtrisë së Shëngjinit, ndërsa shtoi se nuk e di se ku janë bazuar. Ndërkohë ai shtoi se për pronat e shtrisë vendos presidenti i vendit.
“Ndërtuan në pronat e ushtrisë në Shëngjin. Nuk di se si është vepruar dhe ku janë bazuar. Presidenti vendos për pronat e ushtrisë. Në pronën e ushtrisë, një pronë katërkatëshe”, tha ai për mediat.
Ne kete padi Meçollari ka kallezuar presidentin Begaj. Gjithashtu ka kallëzuar dhe përgjegjësin e zyrës së informimit të Forcave te Armatosura.