Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndërtimi i Spitalit të Fierit, Komisioni i Ligjeve i hap rrugë punimeve pa përfunduar shpronësimet e banorëve

Komisioni i Ligjeve ka votuar ditën e sotme aktin normativ për shpronësimin e banorëve të Mbrostarit dhe fillimit sa më shpejt të punimeve për ndërtimin e Spitalit Rajonal të Fierit, pavarësisht se akoma nuk është bërë pagesa për shpronësimet.

Ky spital është financuar nga President i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë procesi i shpërblimit monetar për shpronësimit për banorët që preken nga ky ndërtim akoma nuk është përfunduar.

Më herët, kryeministri Edi Rama ka theksuar se shpronësimi nuk vihet në diskutim dhe ka shtuar se banorët do të përfitojnë shumë pasi ky spital do të ndërtohet.

Ndërtimi i këtij spitali iu premtuar Ramës gjatë vizitës zyrtare në Turqi pak kohë më parë dhe pritet të jetë gati përpara zgjedhjeve të 25 prillit, sipas kryeministrit Rama.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *