Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndërtimi i kioskave në Tiranë, Çollaku: Nuk u vumë në dijeni, ‘mbjellja’ e tyre në interes të grupeve financiare

Kreshnik Çollaku, kreui i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës i ftuar në Fax News u shpreh se ndërtimi i kioskave në Parkun Rinia është pastërtisht në interes të oligarkëve dhe grupeve finaciare.

Çollaku u shpreh se opercioni për ‘mbjelljen’ e kioskave është thuajse i fshehur.

Parku Tirana po mbillet me kioska. Nuk kemi dijeni se çfarë janë këta kioska që po mbijnë rrugëve të Tiranës. Vendimi për Parkun Rinia është marrë me 32 vota. Vendimi duhet të merrej nëse do të kishte 37 vota. Parku Rinia po përgatitet për t’u administruar si biznes (lokale dhe lodra me pagese për femijët). Biznesi do ti “dhurohet”një grupi financiar me burime të paqarta.

Ka një projekt për të ndërtuar kioska në parkun Rinia. Në vend të barit po mbillen kioska. Kjo është një situatë në një terr të plotë të informacionit. Kreu i këtij operacioni është kryeministri. Janë pastërtisht aksione në interes grupesh financiere duke zaptuar hapësira publike. Tirana po qeveriset nga një kryetar bashkie që është totalisht në kontrollin e interesave finaciare.” u shpreh Çollaku.

(M.Q/Faxweb)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *