Rreth 200 të rinj, aktivist të organizatave mjedisore kanë protestuar për ndërtimin e aeroportit të Akërnisë, në peisazhin e mbrojtur Vjosë-Nartë. Të rinjt kanë mbërritur nga kryeqytetit dhe qytete të ndryshme për të kundërshtuar vijimin e punimeve. Zydjon Vorpsi ekspert mjedisor tregon se projekti është në kundërshtim me mjedisin dhe konventën e bërnës. Sipas tij punimet duhet të ndalojnë pasi ende nuk e kanë një lejë për tu zhvilluar. Vorpsi tregon se do të apelojnë vendimin dhe do të ndjekin gjithë rrugët e gjyqësorit
Aktivitët gjithashtu kanë mbjell pemë në peisazhin e mbrojtur Vjosë Nartë. Për Aleksander Trajce duhet dhënë një kontribut për natyrën për ta gëzuar brezat e ardhshëm Dëmtimi i saj, ndërtimi i aeroportit shkatërron një prej pasuruve më të mëdha mjedisore të Vlorës. Në këtë vend jetojnë edhe shumë gjallesa shpend endemik të cilët dëmtohen dhe ju shkatërrohet habitati nga ky projekt
Për të rinjt, madje disa prej tyre edhe nga Kukësi, Tirana, Durrësi, Lezha, mbrojtja e mjedisit është një mesazh që duhet të trasmetohet edhe tek brezi i ri.