AktualitetBotaFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndërtesa të shkatërruara, ministri i Brendshëm Turk raporton për persona të vdekur nga tërmeti 6.8 ballë

Turqia ka ndjerë një lëkundje të fuqishme mbrëmjen e sotme. Një tërmet me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter, është ndjerë në pjesën lindore të Turqisë.

Sipas Observatorit Kandilli të Turqisë dhe Institutit të Kërkimeve për Tërmetet, tërmeti goditi qarkun Sivrice të Elazığ në 8:55 p.m. (1755 GMT) nga një thellësi prej 10 kilometrash.

Ministri i Brendshëm turk siç raportojnë mediat e huaja, ka deklaruar se derimë tani kanë ndërruar jetë 4 persona dhe 84 persona janë plagosur, ndërkohë që 5 ndërtesa raportohet si të shkatërruara.

Sondazhi Gjeologjik i Sh.B.A-së dha përmasën paraprake si 6.7, me tërmetin që prek jo vetëm Turqinë por edhe Sirinë, Gjeorgjinë dhe Armeninë.

Mediat turke thanë se tërmeti nxorri shumë njerëz duke vrapuar jashtë për siguri.

 

 

 

 

Fjalët Kyce

A do i përgjigjeni thirrjes së Presidentit Meta për të dalë në shesh në 2 mars në mbrojtje të demokracisë dhe Kushtetutës së vendit?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *