Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Ndërron jetë zyrtari i lartë i LDK-së, ish-deputeti: Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumire për ty

Ish-asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Abit Kastrati ka ndërruar jetë këtë të diel.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri i cili përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se partia ka humbur një veprimtar të madh.

Postimi i plotë:

Miku im i dashtun Abit,

Vështirë qenka me shkru fjalë lamtumirëse për ty.

Ike nga kjo botë, na le me pikëllim të thellë të gjithë neve që kishim fatin të njohim.
Punëtor i madh, atdhetar e i vendosur.

Jam krenar, e i privilegjuar, që të kisha një ndër bashkëpunëtorët më të afërt për 30 vite.

Jo më larg se para 4-5 ditësh të vizitova në shtëpi.

Edhe pse i lodhur u çmallëm me njëri tjetrin, e unë shpresoja të shihemi së shpejti.

Familjes së dashtun Kastrati ngushllimet e mia të thella, në emrin tim, familjes time dhe Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave.

Humbëm një veprimtar, aktivist të madh dhe ish Këshilltar Komunal të Prishtinës.

I lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshte.
Lamtumirë miku im,

Lamtumirë Biti jonë.

I.Beqiri

(R.G/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.