Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndërron jetë në spital 33-vjeçari nga Tirana, mbeti i plagosur rëndë në aksident (VIDEO)

Ka ndërruar jetë pasagjeri i plagosur rëndë paraditen e sotme në aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmi i trishtë është bërë i ditur për JOQ Albania nga kushëriri i të ndjerit, i cili shprehet se i afërmi i tij ka humbur jetën në spital.

Viktima ishte një 33-vjeçar nga qyteti i Tiranës, i cili nuk mundi dot t’u mbijetonte plagëve të marra, duke u ndarë nga jeta.

Aksidenti u shkaktua pasi një mjet u përplas dhe doli nga rruga, duke përfunduar i përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, i ndjeri, i cili ishte pasagjer mbeti i plagosur rëndë dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk ia doli dot t’i shpëtonte vdekjes.

Mjeti i aksidentuar u shkatërrua plotësisht si pasojë e përplasjes së fortë.

Ende janë të paqarta rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.



Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *