Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ndërrimi i pragut në momentet e fundit, Rusmali iu jep këtë propozim deputetëve: Të jetë 3%, si të bëhet shpërndarja e mandateve

Ilir Rusmali, i cili ka mbajtur postin e kryetarit të komisionit të ligjeve për shumë vite, në qeverisjen e demokratëve, dhe një nga hartuesit në hije të ndryshimeve të tanishme Kushtetuese, ka folur sot lidhur me pragun elektoral në zgjedhjet e ardhshme.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve, Rusmali tha se ai propozonte një prag 3% në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe mbajtja e sistemit propocional rajonal. Sipas tij partitë që kalojnë 3% e votave në nivel kombëtar, duhet të bëhen pjesë e shpërndarjes së mandateve në nivel rajonal.

“Propozimi konsiston në mbajtjen e një sistemi propocional rajonal, dhe në vendosjen e një pragu kombëtar në 3%. Partitë që kalojnë 3% e votave në nivel kombëtar, marrin pjesë në shpërndarjen e votave në nivel rajonal. Pasi në të kundërt nuk mund të mbahej sistemi propocional rajonal”, tha Rusmali në Komisionin e Ligjeve.

Ndryshimet Kushtetuese janë propozuar nga Alket Hyseni, Korab Lita, Klotilda Bushka dhe Ediola Braha, ndërkohë që kërkesa e opozitës parlamentare ishte që pragu të shkojë në 2%.

Sipas tyre zgjedhjet me lista të hapura “fuqizojnë votuesit” dhe favorizojnë “kandidatët më të kualifikuar” duke qenë se përzgjedhja e tyre “varet nga elektorati dhe jo partia”, por të bën përshtypje tërheqja e tyre nga ideja e pragut prej 5% tek rikthimi i mundshëm në pragun 2 pse 3% shifër e cila u praktikua edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

(E.K/Faxweb.al)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *