AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndërpritet seanca për Tahirin, Gjykata rrëzon ish-ministrin: Provat që paraqite nuk gjenden në dosje!

Është ndërprerë për disa minuta seanca që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Gazetari i Fax News Sokol Dema raporton se Gjykata ka kontestuar disa nga provat e përmendura në seancën e kaluar nga Saimir Tahiri. Më konkretisht emaili dërguar prokurorit Dritan Prençi, shkresat e dërguara në drejtim të ish Ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe regjistri i hyrje daljeve në Ministrinë e Brendshme.

Sipas gjykatës, këto nuk janë pjesë e dosjes. Në referimin e Saimir Tahirit, ai shprehet se asnjërën prej tyre nuk e ka depozituar për provë, por e ka parë të arsyeshme që ti përmend pasi ato tregojnë për personalitetin e tij.

“Besoj se emaili i refereimit të veprës penale dërguar në prokurori nuk është administruar nga kjo e fundit. Unë  nuk i kam kërkuar si prova, as shkresat që i kam dërguar për zonjën Kodheli nuk i kam kërkuar si prova.

Nuk e di nëse libri i hyrjeve dhe daljeve në ministri është apo jo në dosjen e prokurorisë. Unë kam prova që dihet botërisht dhe fizikisht. I kam cilësuar këto materiale pasi tregojnë personalitetin tim, me të cilin kam ushtruar detyrën”, është shprehur Tahiri.

Ndërkohë që avokati Maks Haxhia është shprehur se prokurori Dritan Prençi duhet të jepte dorëheqjen për shkak se nuk ka pranuar emailin e dërguar nga drejtuesi i policisë së Vlorës Jaeld Çela.

Ndërkohë që më herët është shprehur dhe mbrojtja e Jaeld Çelës. Avokatët e tij janë shprehur se ai Çela ka qenë në detyrë vetëm në njërën prej datave të kontestuara të episodeve që dyshon prokuroria se ish-drejtuesi i policies ka qenë i përfshirë.

Sipas avokatit të Çelës, prokurorët nuk kanë kryer asnjë hetim. Prokuroria nuk ka kryer hetim nëse ka përfituar financiarisht.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *