Pas përfundimit të një takimi me Ministrin e Jashtëm të Çekisë, kreu i Partisë Demokrtatike Lulzim Basha tha se gjatë bisedës me të kishin ndarë vlerat e përbashkëta europiane të të dy vendeve si dhe sipas tij, kishte gjetur tek ai një bashkëbisedues serioz dhe mbështetës të Shqipërisë drejt integrimit europian.
“Me Ministrin e Jashtëm çek patëm kënaqësinë të ndajmë vlerat europiane. Për një Shqipëri të çliruar nga interest kriminale. Ne kemi gjetur jo vetëm një bashkëbisedues serioz por edhe një mbështetës të Shqipërisë drejt rrugës së saj integruese në familjen europiane”, deklaroi Basha.
Duke folur për protestën e ditës së nesërme, si dhe qëndrimin e Ambasadës Ameriakne lidhur me thirrje për të mos qenë një manifestimi dhunshëm, kreu demokrat tha se ajo do të jetë protesta më masive që është mbajtur ndonjëherë në vend, dhe do të hyjë në histori si protesta që do të hapë dyert e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjithashtu Basha ju bëri thirrje ambasadorëve të huaj në vend që të mos jenë palë me partitë politike por kundër dhunimit të demokracisë.
“Ka nisur tashmë rrugëtimi jo vetëm përmes protestave por edhe përfshirjes së elitës intelektuale, sipërmarrjes, studentëve dhe gjithë shoqërisë shqiptare. Anjëherë nuk komentoj deklaratat e ambasadave, por kërkoj që të mos jenë palë me asnjë parti politike, por me vlerat demokratike dhe europiane kundër blerjes së votës, kundër dhunimit të demokracisë, kundër krimit të organizuar. E vetmja mënyrë është protesta për të treguar se duhet ndalur e keqja. Dhe ju siguroj se protesta e ditës së nesërme do të jetë më madhështorja që është mbajtur ndonjëherë e cila do të hapë njëherë e mirë derën e Shqipërisë drejt integrimit europian”.