AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Ndërkombëtarët më japin të drejtë”, Basha i përgjigjet Ramës: Nuk hy në lojën e tij, e ka zakon të…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, iu përgjigj gazetarëve në lidhje me deklaratën e kryeminitrit Edi Rama në Kuvend i cili tha se kam mbështetjen e ndërkombtarëve për Reformën në Drejtësi.

“Rama e ka zakon të fshihet pas të tjerëve. Rama fshihet pas ndërkombëtarëve dhe grave.

Kam mirënjohje për faktorin ndërkombëtar që ka kontribuar në Reformën në Drejtësi. Nuk besoj se i thotë njeri kape drejtësinë. Apo fut kriminelë në Kuvend, po që i thonë fut Shqipërinë në hambar kanabisi. Këto janë dështime të plota dhe të mënxyshme. Ne nuk sqarojmë pozitat e askujt.

Nuk mund të hy në lojën e Edi Ramës. Se ashtu tha: Ku ka kanabis? Se nuk ka thonë ndërkombëtarët! Ku është droga? Ku janë kriminelët? Është fshehur gjithmonë pas ndërkombëtarëve. Ka mbushur vendim me drogë dhe me kriminelë. Secili do të përgjigjet për përgjegjësitë që ka.”- u shpreh Basha.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *