Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

Ndërhyrja ushtarake në Siri, Erdogan takon Trump në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan viziton sot Shtëpinë e Bardhë për bisedime me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore.

Axhenda e publikuar përfshin edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e NATO-s kanë shprehur shqetësim të thellë për blerjen nga Turqia të sistemit rus të raketave S-400, duke thënë se ato nuk përputhen me sistemet mbrojtëse të aleancës, dhe se përbëjnë rrezik për programin amerikan të avionit luftarak F-35.

Në përgjigje, Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar përfshirjen e Turqisë me avionin F-35.

Një zyrtar i lartë amerikan që foli për gazetarët përpara vizitës së zotit Erdogan, tha se çështjen e sistemit të raketave Presidenti Trump do ta diskutojë drejtpërsëdrejti.

Siç e ka nënvizuar publikisht, ekzistojnë përfitime të jashtëzakonshme ekonomike në këtë marrëdhënie dypalëshe, një pjesë kyçe e së cilës janë avioni F-35 dhe roli i mundshëm i Turqisë në këtë program. Por, që të arrijmë aty, duhet të zgjidhim si aleatë çështjen e raketave S-400“, tha zyrtari.

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur në Uashington për një takim në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Dy udhëheqësit pritet të diskutojnë ndërhyrjen ushtarake turke në Sirinë veriore dhe blerjen nga Turqia të një sistemi rus të mbrojtjes ajrore. Mësoni më shumë:https://www.zeriamerikes.com/a/sot-takimi-trump-erdogan-n%C3%AB-axhend%C3%AB-siria-dhe-raketat-ruse/5164036.html

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Mercredi 13 novembre 2019

Zëdhënësi i Presidentit Erdogan, Fahrettin Altun, tha në Twitter se Turqia ka qenë e qartë për arsyet e blerjes së raketave ruse.

Nevoja e Turqisë për një sistem mbrojtjeje me raketa është urgjente. SHBA-ja duhet ta pranojë këtë dhe të mos lejojë dëmtimin e marrëdhënies tonë. Pjesëmarrja e Turqisë në programin e avionit F-35 është jetësore për partneritetin tonë të mbrojtjes”, shprehej zotin Altun.

Avioni luftarak amerikan F-35
Avioni luftarak amerikan F-35

Një zyrtar i lartë amerikan tha se një tjetër prioritet i Presidentit Trump do të jetë situata në Siri, ku Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për një rishfaqje të mundshme të Shtetit Islamik, si dhe për të parandaluar “mizoritë humanitare ndaj minoriteteve fetare dhe etnike”.

Presidenti Trump pritet të flasë edhe për çështjet e të drejtave të njeriut në Turqi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *