Një përplasje me tone ‘diplomatike’ ka ndodhur mes ish-ministres së jashtme greke Dora Bakojanis dhe kryeministrit Edi Rama në forumin e organizuar nga ‘The Economist’ pwr Ballkanin në Greqi ku është folur dhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, veçanërisht për një marrëveshje të mundshme mes 2 shteteve mbi delimitimin ujor.
Ish-ministrja greke e cila nënshkroi marrëveshjen e 2009-s është shprehur e zhgënjyer pas rrëzimit nga Gjyka Kushtetuese shqiptare e kësaj marrëveshjeje ndërsa ka përmendur dhe ndërhyrjen e përfolur gjatë këto kohë të presidentit turk Erdogan në këtë çështje:
“Jam unë ajo që kam nënshkruar këtë marrëveshje, u mërzita shumë kur mora vesh vendimin e gjykatës kushtetuese. Me vjen keq që pas kaq vitesh nuk kemi një marrëveshje mes dy vendeve. Për të qenë e sinqertë që ndërhyrjet e palëve të treta në këtë marrëveshje ka qenë e madhe.
Të gjithë e dimë që Turqia nuk e ka dashur këtë marrëveshje. Unë njihem në Greqi si një nga mbështetësit e dialogut mes Greqisë dhe Turqisë.
Shpresoj që Presidenti Erdogan do bëj të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mos përshkallëzojë tensionet dhe të ndryshojë retorikën. Unë e njoh prej vitesh dhe ai duhet të kuptojë se kjo nuk është një mënyrë e suksesshme për të bërë politike. Duhet ti kthehemi tryezës së dialogut.”, tha Bakojanis gjatë fjalës së saj.
Ndërkohë kryeministri Rama iu përgjigj menjëherë aludimit të ish-ministres greke duke u shprehur se në atë kohë me Erdogan nuk kishte kontakte dhe se nuk kishin folur asnjëherë për këtë çështje.
“Dora me duhet te te kundërshtoj në një pikë. Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për këtë marrëveshje në vitin 2009, në atë kohë unë kurrë se kisha dëgjuar dhe kurrë s’kisha folur me Erdoganin, atëherë ai ishte kryeministër i Turqisë.
Ne ishim partia kryesore e opozitës ne vendosëm ta çonin më Gjykatën Kushtetuese, kishte një debat me shoqërinë civile.
Unë thash e çojmë në Gjykatën Kushtetues pasi ajo ka të gjitha instrumentet për ta kontrolluar atë marrëveshje. E kam dëgjuar në Shqipëri apo në autoritete të larta të së shkuarës që kjo është një marrëveshje që është parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë.
Kjo është fjala ime dhe s’kam gjëra të regjistruara dhe asnjëherë me Presidentin Erdogan s’kam diskutuar dhe s’kam diskutuar që kjo marrëveshje është anuluar prej interesit Turk. Kurrë!
Ti largojmë këto mendime që këto të mos ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve.
I jam mirënjohës Mitsotakis sepse ka patur një qëndrim mjaft konstruktiv për ta zgjidhur këtë çështje dhe për të mos u kthyer prapa. Askush nuk është i interesuar për ta mbajtur këtë çështje të pazgjidhur”, tha kryeministrit Rama.