Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Ndarja nga jeta themeluesi i Tv “Fax News” Kasem Hysenbelliu, VOA: Prej vitesh u përfshi në mediat më të rëndësishme në vend

Themeluesi i televizionit informativ shqiptar “Fax News”, Kasem Hysenbelliu, u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në një spital të Turqisë ku ai gjendej prej shumë ditësh, i prekur nga Koronavirusi. Në një betejë të gjatë me sëmundjen, zoti Hysenbelliu, nuk ja doli të rezistonte, pasi gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u përkeqësuar.

Kasem Hysenbelliu prej vitesh të tëra ishte përfshirë në botën e medias. Fillimisht punoi për një kohë të gjatë administrator i të përditshmes më të madhe shqiptare “Gazeta Panorama”. Ndërsa më pas, administrator i mediave të tjera të rëndësishme të grupit Hysenbeliu, si News24, Balkanweb e Gazeta Shqiptare. Prej vitit 2017, kur themeloi televizionin informative “Fax News”, Kasem Hysenbelliu ishte president i kësaj medie.

Për ndarjen e tij nga jeta, përveç përfaqësuesve të shumtë të botës së mediave që kanë bashkëpunuar me të, gazetarë e analistë, sot shprehën hidhërim, edhe autoritetet më të larta shtetërore e politike të vendit.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.